Prokuroria e Fierit
Një prokuror i rrethit Gjyqësor të Fierit, është prangosur sot. Arrestimi i tij është bërë nga njësia antikorrupsion e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas edhe një vendimi gjykate e cila si masë sigurie kishte vendosur “arrest me burg”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se prokuroi Petrit Vukaj, është arrestua për korrupsion pasiv.
Të dhënat e para, bëjnë të ditur se, ndaj prokurorit Vukaj rëndon akuza për përfitimin e 300 mijë lekë (të reja), në këmbim të zbutjes së masës së dënimit, shmangien e dënimit me burg, për të akuzuarin Elton Xhemali, i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti me pasojë vdekjen e ish-efektivit të policisë, Përparim Bizhga.











