• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Më 8 dhjetor nisim përballjen pa kthim për largimin e qeverisë

admin by admin
27 November, 2015
in Politika
0
Basha: Më 8 dhjetor nisim përballjen pa kthim për largimin e qeverisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin “Fjalën e kanë qytetarët”, ku është takuar me banorë të fshatit Paçram, ai bëri thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”.
“Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja”, theksoi Basha.
Sipas kreut të opozitës, nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes.
“T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë mundësi juve të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni”, është shprehur Basha.
Kryedemokrati Basha u njoh me shqetësimet e banorëve, që nga abuzimet me faturat e energjisë elektrike e deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve.
Nga ana e tyre banorët i bënë të ditur kreut të PD-së kushtet e mjerueshme ku jetojnë, dhe si të mos mjaftonte kjo furnizimi me energji elektrike është aq i dobët sa mund ta përdorin vetëm për ndriçim. Ndonëse asnjë nga pajisjet elektroshtëpiake nuk u punojnë për shkak të tensionit të ulët, janë gjobitur nga OSHEE me nga 5 milionë lekë, me pretendimin se kanë ndërhyrë në sahat, kur sipas banorëve nuk kanë as sahat, as energji elektrike. Ndonëse janë ankuar në të gjitha zyrat e OSHEE-së askush nuk i ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe asnjë nuk ka verifikuar situatën në terren.
“Këto lekë që i paguani ju energjisë elektrike, fatura aforfe që i paguani ju normalisht OSHEE-së. A e dini ku po shkojnë? Të gjitha po shkojnë te carapulët, te papulët, pra po shkojnë tek Edi Rama. Pse rriten taksat ? Pse rritet borxhi? Që të kenë mundësi me vjedh këta dhe jo me ju përmirësu jetën ju. Ne kamatëvonesat do ti falim që ditën e parë në pushtet”, u shpreh Basha.
Një tjetër shqetësim i fermerëve është dhe NIPT-i. Ata i thanë zotit Basha se janë të detyruar për të shitur qumështin e një apo dy lopëve që kanë për të siguruar të ardhurat me minimale për familjen, por tani nuk  e shesin dot sepse duhet të kenë NIPT, e që të marrin NIPT-in u duhet të paguajnë 600 mijë lekë siguracione.
“Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë  mundësi ju të zgjidhni me votën  tuaj qeverinë që meritoni”, përfundoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Bashkëbisedimi i Lulzim Basha me banorët e Paçramit


Banor: Shkova drejt e te KESH-i, më tha ti je gjobit more djalë se e ke konsumimin pak. Ça është ajo familje që konsumon kaq pak? Nuk kam energji, hajde verifikoni, por askush nuk na ka dëgjuar.
Banor: Me 30 mijë lek asistencë jam vetë i katërti. Pa punë, pa gjë në botë. 35 mijë lek aforfe muaj për muaj. Kur kam pa letrat në Shkodër, jo kaq. Po s’kam qenë unë në shtëpi, kush ka qenë ai që ka shkrujt emrin aty edhe më ka shku debia 5 milionë lekë. Jam detyru  kam thënë hajde këputi se unë nuk kam mundësi me apliku as me u marr me atë punë. Më mirë rri pa dritë e nuk mund të lë fëmijën pa ngrënë e pa pi.
Banore: Na s’kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm të drejtat  tona. Asgjë s’kërkojmë prej askërkujt.
Banor: Janë dëmtu njerëzit me ka 10 milionë, 15, 20. Unë kur shkoj me pagu atje gjej njerëz që i kanë ka 15-20 milionë tanë.
Banor: 4 milionë e 700 i kam pagu unë pasha këtë diell.
Basha: Këto lekë që i paguani ju energjisë elektrike, fatura aforfe që i paguani ju normalisht OSHEE-së. A e dini ku po shkojnë? Të gjitha po shkojnë te carapulët, te papulët, pra po shkojnë tek Edi Rama. Pse rriten taksat ? Pse rritet borxhi? Që të kenë mundësi me vjedh këta dhe jo me ju përmirësu jetën ju. Ne kamatëvonesat do ti falim që ditën e parë në pushtet.
Banor: 80 për qind e popullsisë këtu në fshat jetojnë me nga një lopë. Edhe i ka thanë me hap NIPT-in pas Vitit të Ri nuk e merr qumështin e baxhos pa hap NIPT-in. Për me hap NIPT-in duhet me pagu 600 mijë lekë siguracione. Për me hap NIPT-in për një lopë vetëm këtu ka ba vaki, në qeverinë tonë. Unë kam punu në Greqi, kam kenë në Itali, kam qenë gjithkund. Ça bahet këtu nuk është bë kurrkund.
Banor: Gjatë fushatës elektorale u tha banorëve prodhoni duhan se do ta rregullojmë na. Edhe kur vjen puna shkon e kap një fakir aty me një a dy kile duhan se donë me i çu bukë fëmijëve në shpi. Ndërkohë që gjithë këta që merren me problemet e drogës ikun në drejtim të paditur. Nuk e kuptoj se si është kjo punë. Ky dhjetor është i vonum. Ne na ka ra thika në asht me kohë. Tashi e ka kalu ashtin.
Basha: Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë  mundësi ju të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni.

Previous Post

Zhvillohet sot ndeshja Shqipëri – Francë, ja masat e sigurisë që do të merren

Next Post

Fier, “vasësi” i 82 vjeçarit mohon krimin, gjykata e lë në burg

admin

admin

Next Post
Fier, “vasësi” i 82 vjeçarit mohon krimin, gjykata e lë në burg

Fier, “vasësi” i 82 vjeçarit mohon krimin, gjykata e lë në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.