• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tahiri listë me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, mungojnë edhe ata që liruan Frrokun dhe Prengën

admin by admin
27 November, 2015
in Politika
0
Tahiri listë me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, mungojnë edhe ata që liruan Frrokun dhe Prengën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe Ministrin e Brendshëm për publikimin e një liste gjyqtarësh e prokurorësh që kanë liruar të pandehur në mënyrë të padrejtë, por sipas saj në këtë listë mungojnë ata që ‘çudirat’ i bëjnë me leje dhe miratim nga lart. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri tha se këtë listë, ministri ia ka bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke tërhequr vërejtjen për mosmarrje masash.
“Qeveria, nëpërmjet Ministrit të Brendshëm, ka përpiluar dhe bërë publike një listë gjyqtarësh e prokuroresh që paskan bërë “çudira” në proceset penale duke liruar të pandehur në mënyrë të padrejtë. Edhe sikur në këtë vend, Qeveria apo Ministri i Brendshëm të ishte autoriteti shtetëror që mbikëqyr gjykatat dhe prokurorinë në dhënien e drejtësisë, edhe sikur kjo të mos përbente një skandal kushtetues, ligjor e moral, lista e çështjeve dhe individëve që shqetësojnë qeverinë nuk është aspak ajo që tmerron opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi”, tha ai.
Sipas Strazimirit, në listën në fjalë, nuk përmenden prokurorët, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhës në listën e “rilindjes”, Arben Frroku.
gent starzimiri“As gjyqtarët e ‘lartë’, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që ‘bënë mrekullinë’ dhe liruan deputetin tjetër ‘rilindas’ Armando Prenga, ndërkohe që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende në trup. Nuk përmenden as prokurorët dhe gjyqtarët që ende nuk kanë marrë në përgjegjësi penale individin AA 003 GB, i cili ka pranuar botërisht të ketë mashtruar për qëllime përfitimi me dashje e qëllim, e që është titullari dhe përdoruesi i mjetit të përfshirë në trafik droge. Nuk përmenden as gjyqtarët dhe as prokurorët që heshtin për të njëjtin individ, i cili rezulton i vetmi përgjegjës për fshehjen në sirtar të mandat arrestit të Interpolit për deputetin tjetër ‘rilindas’ Mark Frroku, e meqë jemi këtu, edhe për mosndalimin e trafikantit të drogës që ndodhej në makinën e tij këtu e 2 vjet më parë. Nuk përmenden as prokurorët e gjyqtarët që nuk procedojnë penalisht dhe lënë të lirë nëpër rrugët e Tiranës, ministrin që ka për detyrë të mos ‘lejojë kriminelë të mirënjohur të bredhin lirshëm e të paprekshëm në Tirane’, siç po e thonë qartazi përfaqësuesit më të rëndësishëm të partnereve euro-atlantike”, deklaroi Strazimiri.
Ai theksoi se për këto arsye, “lista e publikuar sot është një listë inkuizitore, jo me gjyqtare e prokurore të korruptuar, por me gjyqtare e prokurore që nuk i pëlqejnë qeverise, sepse me sa duket kane bërë ‘çudira pa leje’!”
“Disa të tjerë, me të dhëna të njëjta, madje shume, shumë më të renda, nuk përmenden, sepse ‘çudirat’ i bëjnë ‘me leje dhe miratim’. Këta të fundit, me sa duket, në projektin e qeverisë janë programuar të drejtojnë, drejtësinë ‘e reformuar’ me votat e krimineleve që Qeveria ka sjelle ne Kuvend, dhe, për këtë arsye ‘madhore’ i mbron me ‘çudirat’ që prodhon pjesa më e fëlliqur e sistemit të drejtësisë. Ajo e korruptuara edhe politikisht.
Ajo që i bën qokat Qeverise, duke dënuar deputetet e opozitës që denoncojnë kriminalizimin e çdo qelize të shtetit prej qeverise dhe ministrave të kapur në flagrance me krimin. Të nderuar qytetare! Mbajini shënim këto bëma, gjëma dhe emrat përkatës për ditën e shpagimit që po afron! Ditën e ngadhënjimit të shtetit mbi krimin”, përfundoi Strazimiri.

Previous Post

AKUZAT/ Ilir Beqaj ndërton shtëpi në Peruxhia, flak për bindjet politike 600 persona nga shëndetësia!

Next Post

FOTO LAJM/ Gazetarja kineze “abuzon” me Edi Ramën

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Gazetarja kineze “abuzon” me Edi Ramën

FOTO LAJM/ Gazetarja kineze "abuzon" me Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.