Lulzim Basha ka reguar pas vendimit të gjykatës së Lacit e cila la në burg dy vëllezërit Cali ndërkohë që deputeti socialist është dërguar në shtëpi.
Postimi i Bashës:
“Calet nuk jane te zgjedhurit dhe miqte e Edi Rames, ndaj burgu eshte masa e dhene per ta me vendim gjykate. Armando Prenga eshte miku dhe i zgjedhuri i Edi Rames dhe agresori ne konflikt, ndaj u la i lire me vendim gjykate.
Ky eshte shteti i Edi Rames: viktimat ne burg, agresori ne shtepi. Kjo eshte Shqiperia e ketyre dy viteve ku ska barazi dhe ligji dhunon te pamundurit e perkedhel te fortet dhe hajdutet me pushtet.
Por shqiptaret as nuk e duan kete padrejtesi e rrenim vlerash dhe as nuk kane per ta lejuar.
Ejani me 8 dhjetor te tregojme se nuk e pranojme me dhunen dhe padrejtesite e nje bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne kete vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtesi e shanse per te gjithe”.












