• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bizneset: Pse po shkurtojmë punonjësit

admin by admin
28 November, 2015
in Ekonomia
0
Bizneset: Pse po shkurtojmë punonjësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e kostove të brendshme, rënia e porosive nga jashtë, ashpërsia e luftës ndaj informalitetit bashke me faktorë sezonale kanë vështirësuar klimën e biznesit për sektorët e fasonit dhe call centerave, të cilët kanë shkurtuar dhjetëra punonjës në muajt shtator dhe tetor të këtij viti

Të kesh një punë në ditët e sotshme është bërë një mision i vështirë, po ashtu dhe të sigurosh vazhdimësinë e saj. Teksa pasiguria për zhvillimet ekonomisë evropiane, sidomos partnerëve tanë tregtare, Itali dhe Greqi, është rritur ndjeshëm, nga ana tjetër faktorët e brendshëm, me reformën anti-infomalitet dhe me rritjen e taksave i kanë vënë në vështirësi bizneset të ruajnë forcën e punës.
Gjatë muajve shtator dhe tetor bizneset në të gjithë vendin nxorën nga skema e sigurimeve 73 të punësuar. Nga tabelat e tatimeve vërehet se shkurtimet më të mëdha të punonjësve janë bërë nga bizneset e fasonit, (sidomos fabrikat e këpucëve), call center, kompani të ndërtimit, etj. Vetëm në qarkun e Shkodrës kompania e prodhimit të këpucëve FG Shoes, hoqi nga skema e sigurimeve për shtator –tetor, 361 të punësuar, kompania Adelchi Shqipëria shkurtoi 159 përsona në muajin shtator, Bertoni 52 persona dhe Famika Shoes 136 persona në muajin tetor.
Shkurtimet të mëdha kanë bërë edhe sipërmarrjet call center. Voice Star raportoi 42 shkurtime në shtator –tetor, Albaphone Group shkurtoi 20 persona, Italian Call largoi 42 të punësuar. Come Net Consulting shkurtoi 22 persona, Alba Direct Servis shkurtoi 43 persona.
Shkurtime të mëdha në këtë periudhë bënë edhe njësitë e pushtetit lokal për shkak të shkrirjes së komunave me reformën e re territoriale dhe përqendrimin e tyre në bashkitë e mëdha. Sektori publik gjithashtu është përfshirë në një reformë të administratës. Gjatë dy muajve të parë të vjeshtës janë bërë shkurtime të mëdha në spitalet e rretheve dhe gjithashtu edhe drejtoritë arsimore. Me ndarjen e re territoriale 8 funksione të pushtetit vendor kalojnë në kompetencë të bashkive të reja.

Klimë e vështirë për fasonin, shkurtime masive
Rritja e tatimit fitimit nga 10-15 për qind, rritja e tatimit mbi dividentin nga 10-15%, rritja e çmimit të energjisë elektrike me gati 30 për qind për kilovat, rritja e tatimit mbi qiratë, kosto më e lartë për sigurimet e punonjësve për shkak së rritjes të pagës minimale dhe luhatjet sezonale e kanë çuar në një pikë kritike sektorin, i cili për shkak të kësaj situate po shkurton punonjësit, teksa edhe ritmet e rritjes së eksporteve kanë rënë dukshëm.
Pal Martini, që ka në pronësi “Kesti fason” në Lezhë, tha se situata e faktorëve pengues këtë vit është komplekse. KESTI ka raportuar në tatime largimin nga puna të 26 punonjësve në shtator dhe kushtet nuk janë shumë të mbara as për periudhën në vijim. Ai pohoi se nuk dëshiron të rrezikojë në marrëdhëniet me shtetin dhe ka vendosur të largojë nga puna punëtorët jo shumë të kualifikuar. Tashmë gjobat për sigurimet janë shumë të larta dhe nga ana tjetër porositë nga Italia kanë rënë. Martini tha se kostot e rritura për shkak të taksave dhe normat e fitimit më të ulta e detyrojnë që të mbajë një numër më të kufizuar punonjësish në punë , ata më të kualifikuarit.
Edhe administratorët e kompanisë Malna në Tiranë pohojnë se klima në tërësi për biznesin e fasonit nuk ka ardhur e mirë për këtë vjeshtë. Me fokus prodhimin e veshjeve, kompania ka shkurtuar mbi 70 punonjës në shtator. Administratorët pohuan se, kostot e brendshme janë rritur me tatime e taksa më të larta. Porositë nga partneret tregtare nuk janë të qëndrueshme dhe efektet sezonale po shtrihen përtej stinëve normale. Administratorët e Malnës pohojnë se së fundmi masat e Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit të furgonëve kane vështirësuar transportin gjatë ditës, duke sjellë një problem tjetër në qarkullimin e mallit.
Por për Fehmi Golemin nga FG Shoes në Shkodër këtë vjeshtë ka edhe një arsye tjetër pse fabrikat nuk po mbajnë të gjithë fuqinë punëtore. Sipas të dhënave në tatime FG Shoes ka larguar nga skema e sigurimeve për muajt shtator dhe tetor 361 persona. Temperaturat e larta duket se e kanë zgjatur përtej pritshmërive motin e nxehtë prandaj këpucët dhe çizmet dimërore të prodhuara tashmë nuk po shiten ndaj dhe nuk mund të prodhohen porosi të reja pa u hequr stoqet aktuale.
Për shkak të temperaturave të pazakonta në këtë periudhe, prodhimet e shtatorit që i dedikoheshin dimrit nuk janë shitur, për rrjedhojë gjendja në magazina është rritur dhe punonjësit janë larguar përkohësisht nga puna deri sa tregu të rrisë kërkesën për shkak të sezonit. Faktori kohë duket të ketë sjellë shkurtimet më të mëdha nga puna, sidomos për industrinë e këpucës.

Shkurtimet në Call Center nga kostot
Alba Direct Servis një kompani Call Center në rrethin e Durrësit ka shkurtuar në muajin tetor 41 persona nga puna. Menaxherët e saj pohuan për Monitor se largimet janë bërë, pasi krahu i punës nuk i justifikon kostot. Pak a shumë të njëjtën arsye japin edhe kompanitë e tjera të sektorit në Tiranë. Pagesat për punonjësit e call center janë mbi nivelin e pagës minimale. Kështu që në rast se një punonjës i ri në dy muajt e punës nuk justifikon kostot, kompania e shkurton. Menaxheri i Alba Direct Servis, tha se si i gjithë sektori operon në këtë mënyrë. Çdo muaj ka largim e puna për shkak të mos përshtatjes së forcës së punës me kostot. Muajin tjetër merren punonjës të rinj dhe gjatë rrugës qëndrojnë vetëm ata më të kualifikuarit.
Edhe tatimet mbi qiratë janë rritur dhe tatimet e tjera gjithashtu janë rritur, çka i bërë bizneset e sektorit të jenë me konservativë në krahun e punës.
Call center kishte shënuar një zhvillim të shpejtë vitet e fundit, duke u kthyer në “fasonin” modern shqiptar, teksa operatorët italianë po shfrytëzojnë koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e mira të gjuhës italiane nga të rinjtë shqiptarë. Por një pjesë e madhe e këtyre aktiviteteve në muajt shtator dhe tetor të këtij viti kanë shkurtuar nga puna nga 40 deri në 100 punonjës për kompani. Duket se kosto e lirë e fuqisë punëtore nuk mund të justifikojë më avantazhin konkurrues të këtij sektori, për shkak të rritjes së shpenzimeve të tjera.

Ndërtimi, punësimi në varësi të tenderave
Kompanitë e ndërtimit të rëna në trajektoren e krizës së maturimit të sektorit në dhjetëvjeçarin e fundit vijojnë të jenë në vështirësi që po reflektohen edhe në paqëndrueshmëri të lartë të forcës së punës. Eurokonstruksion në Korçë shkurtoi 32 punonjës në muajin shtator, për shkak të rënies së aktivitetit. Klement Kreka administratori i kompanisë, Eurokosntruksion pohoi se, aktiviteti i kompanisë së tij është i bazuar në punët publike. Në varësi të tenderëve që bën qeveria ka edhe punë, kështu që detyrohet që të nxjerrë nga skema e sigurimeve shpesh herë punonjësit nëse nuk arrin të sigurojë punë. Të njëjtën arsye pohoi edhe kompania tjetër e ndërtimit në Fier, Shëndëlli. Në muajin shator shkurtoi 61 punonjës dhe i hoqi ata nga skema e sigurimeve shoqërore. Menaxherët e saj, pohuan se, forca e punëtore mbahet në varësi të volumeve të punës.

Reforma territoriale, pushime masive
Në muajin shator bashkitë në të gjithë vendin ka nxjerre nga skema e sigurimeve më qindra punonjës. Bashkia e Durrësit largoi nga puna 139 punonjës ne muajin shtator. Në të njëjtën trajektore janë edhe bashkitë e tjera të vendit po largimet janë shtrirë përgjatë muajve. Shkrirja e ish komunave ka bërë që një numër i madh punonjësish në të gjithë vendin të dalin të papunë gjatë muajve shtator dhe tetor. Buxheti i vitit 2016 ka marrë në konsideratë një decentralizim të fortë të shërbimeve publike nga pushteti qendror tek ai lokal. Gjatë vitit qe vjen, qeveria do të transferojë të paktën 8 funksione të reja tek pushteti lokal të cilat aktualisht kryhen nga pushteti qendror. Kështu një numër i madh punonjësish do të transferohen më këtë rast . Funksionet të cilat transferohen tek bashkitë e reja këtë janë Personeli edukativ dhe mbështetës në arsimin parashkollor, Personeli mbështetës i arsimit parauniversitar, Rrugët rurale rajonale, Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, Shërbimi pyjor, Ujitja dhe kullimi, Drejtoritë e bujqësisë dhe Ofrimi i shërbimeve sociale.

(“Monitor”)

Previous Post

Kina hap fabrikën e mishit me kafshë të klonuara

Next Post

Nishani dhe Rama ngrejnë flamurin në Vlorë, Shqipëria feston sot 103-vjetorin e Pavarësisë

admin

admin

Next Post
Nishani dhe Rama ngrejnë flamurin në Vlorë, Shqipëria feston sot 103-vjetorin e Pavarësisë

Nishani dhe Rama ngrejnë flamurin në Vlorë, Shqipëria feston sot 103-vjetorin e Pavarësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.