Të gjithë shqiptarët festojnë sot 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Aktivitete të shumta janë planifikuar në këtë ditë ndërsa vëmendjen kryesore gjatë paradites pritet ta marrë qyteti i Vlorës.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë e parlamentit janë duke marrë pjesë në ceremonin e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Gjithashtu në mbrëmje kreu i shtetit do të organizojë një pritje shtetërore në Pallatin e Brigadave.











