Ndryshe nga politikanët që festuan të ndarë ditën e 103 vjetorit të Pavarësisë, përfaqësuesit e feve në Shqipëri janë gjendur bashkë. Të gjithë bashkë krerët e besimeve fetare shqiptare kanë marrë pjesë në festimet e Bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe në foto ky është urimi më i bukur që ata mund ti bëjnë sot gjithë popullit shqiptarë. Kjo është toleranca fetare dhe bashkëjetesa e mrekullueshme, për të cilën Shqipëria krenohet para botës.












