Policia e Kosovës ka publikuar disa foto ku tregon sendet e gjetura brenda zyrës së Vetëvendosjes, gjatë aksionit të ditës së djeshme.
Në këto foto tregohet se në zyrë janë gjetur gazmaska, gaz lotsjellës, mjete për shpimin e gomave, filikaça, radiolidhje për komunikim, shufra metalike, si dhe disa substanca tjera në pluhur, i cili ende nuk është ekzaminuar nga policia për përmbajtje.
















