• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Letër e Hapur nga Bankers, qeveria të lirojë llogaritë bankare

admin by admin
2 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Letër e Hapur nga Bankers, qeveria të lirojë llogaritë bankare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti dhe Administratori i Bankers i ka publikuar sot një letër të hapur ku i kërkon qeverisë lirimin e llogarive bankare dhe komunikimin normal për të shkuar drejt një zgjedhje mes palëve.

Letra e hapur:

“Për më shumë se njëmbëdhjetë vjet, Bankers Petroleum ka punuar shumë në operimin e fushës më të madhe të naftës të Shqipërisë dhe ka ringjallur në mënyrë aktive industrinë e naftës dhe gazit shqiptar. Së bashku, kompania jonë, Qeveria e Shqipërisë dhe vendi kanë përfituar reciprokisht nga aftësitë tona për të sjellë ekspertizën dhe teknologjinë perëndimore në rizhvillimin e fushës së naftës së Patos-Marinzës.

Ne jemi krenarë që së bashku e kemi rritur prodhimin nga 40.000 ton naftë në vit në mbi 1 milion ton naftë në vit, niveli më i lartë se kurrë më parë në historinë mbi 85-vjeçare të fushës së naftës. Ne kemi kontribuar me më shumë se 550 milionë dollarë taksa në Qeverinë e Shqipërisë në pagesa për rentën minerare dhe taksa të tjera. Ne kemi investuar më shumë se 2.5 miliardë dollarë në Shqipëri, duke riinvestuar vazhdimisht të gjitha të ardhurat përsëri në vend nëpërmjet zhvillimit të ri të fushës së naftës. Me punonjësit tanë dhe të punësuarit e nënkontraktorëve tanë, ne jemi krenarë që ofrojmë një të ardhme të sigurt dhe punë dinjitoze për më shumë se 1,500 shqiptarë dhe familjet e tyre.

Siç jeni në dijeni, ka pasur raportime në media mbi një mosmarrëveshje mbi shpenzimet gjatë vitit 2011 mbi të cilat përllogaritet edhe tatim fitimi. Gjatë vitit 2011 Bankers ka paguar 69 milionë dollarë taksa minerare dhe taksa të tjera. Ky vlerësim mbi tatim fitimin do të jetë mbi këtë shumë. Ne besojmë se të gjitha shpenzimet tona janë shpenzime të nevojshme për të mbështetur operacionet tona të vazhdueshme në fushën e naftës, por megjithatë kjo lloj mosmarrëveshje tregtare ndjek një procedurë normale dhe të dakordësuar më parë mbi mënyrën e zgjidhjes, që përfshin një palë të tretë audituese ndërkombëtare dhe, nëse është e nevojshme një organ të pavarur ligjor ndërkombëtar. Ky proces do të lejojë që të dëgjohen shqetësimet e të dyja palëve para se të merret një vendim.

Bankers beson se është në interesin më të mirë të Qeverisë, kompanisë dhe vendit për të arritur një zgjidhje të përbashkët.

Sfida e tanishme me të cilën ne po përballemi është bllokimi i llogarive tona bankare shqiptare nga Drejtoria e Tatimeve në një përpjekje për të mbledhur vlerësimin mbi tatim fitimin për vitin 2011, ndërsa diskutimet ende vazhdojnë.
Është interesi më i madh dhe i sinqertë i Bankers që të vazhdojë të operojë normalisht në fushën e naftës. Pamundësia për të përdorur këto llogari bankare e bën të pamundur këtë, sepse ne nuk jemi në gjendje të paguajmë rentën minerare ose të paguajmë nënkontraktorët tanë. Nëse Qeveria lejon Drejtorinë e Tatimeve që të na japë akses në llogaritë tona bankare në ditët e ardhshme, ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të gjithë procesin e ndërmjetësimit dhe të punojmë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje.
Ne mbetemi me shpresë se kjo do të jetë ecuria.

Ju lutem pranoni mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë bashkëpunimin e madh dhe partneritetin që kemi ndërtuar së bashku gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit. Është shpresa ime më e madhe që ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këto marrëdhënie edhe suksesin që kemi arritur së bashku.”

Previous Post

VIDEO/ Denoncimi i rrallë, vajzës i zhdukeshin të brendshmet nga banesa

Next Post

Zuckerberg bëhet baba, vendos të dhurojë 99% të aksioneve të Facebook-ut

admin

admin

Next Post
Zuckerberg bëhet baba, vendos të dhurojë 99% të aksioneve të Facebook-ut

Zuckerberg bëhet baba, vendos të dhurojë 99% të aksioneve të Facebook-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.