Një person u gjet i vrarë sot në mëngjes në fshatin Shkallë në Manëz.
Arben Hasa 39 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas është ekzekutuar fillimisht në makinë e tij dhe më pas trupi është hedhur në anë të rrugës.
Policia njofton se “më datë 03.12.2015, rreth orës 02:00, në fshatin Shkallë, Manëz, nga Patrulla e Policisë, është gjetur i braktisur automjeti tip BMV me targa AA 938 DR, në pronësi të shtetasit Arben Hasa.
Në automjet janë gjetur njolla gjaku, 2 copë fishekë dhe një gëzhojë automatiku.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjezit, në fshatin Manëz të Vjeter është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa.
Në vendngjarje, ndodhet grupi hetimor dhe Specialistët për Krimet, të cilët e kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”.
Sipas të dhënave të para, Hasa që punonte në një pikë shitjeje drush është ekzekutuar nga një mik i tij i ngushtë pas një sherri për motive banale. Policia ka arritur të identifikoje autorin dhe po kërkon kapjen e tij.











