Dy zyrtarë të lartë të FIFA-s, u prangosën nën akuzën për përfshirje në afera korruptive. Arrestimi u krye në një hotel të Zyrihut, konkretisht në hotelin “ Bauar au Lac”, i cili frekuentohej n ga zyratrët e FIFA-s dhe prangosja e tyre është bërë nga policia e Zyrihut.
Deri tani nuk janë bërë të ditur identitete të prangosurve, por ajo çka dihet është se ndaj tyre kishte nisur një hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pas dyshimeve se dy zyrtarët ishin përfshirë në një aferë për një ndeshje.
FIFA nga ana tjetër ka deklaruar se do të bashkëpunojë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç e parashion edhe ligji zviceran.












