• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon 11 zyrtarë të pronave dhe prokurimeve në Fier, Vlorë e Kukës

admin by admin
3 December, 2015
in Kronika
0
KLSH kallëzon 11 zyrtarë të pronave dhe prokurimeve në Fier, Vlorë e Kukës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 11 zyrtarë në Fier, Vlorë e Kukës. Mësohet se 3 nëpunës të ish-komunës Novoselë dhe tre të tjerë në komunën Gryk-Çajë në Kukës kanë kryer shkelje në prokurimin publik.
Ndërsa ish-regjistruesi dhe 4 specialistë të ZVRPP në Fier kanë legalizuar zonat ku ndalohet ndërtimi.

KLSH kallëzon ish-regjistruesin dhe 4 specialistë të ZVRPP, Fier
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit 503/1, datë 14.05.2015, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, për periudhën Janar 2013 – Maj 2015 të veprimtarisë së këtij institucioni.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi për sa i përket procedurave ligjore lidhur me pranimin, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke sjellë për pasojë; regjistrimin e pasurive të përfituara me leje legalizimi në zona ku ndalohet zhvillimi i ndërtimit dhe nuk lejohet legalizimi i objekteve/blerja e truallit, regjistrimin e pasurive me leje legalizimi për ndërtime të ngritura mbi prona/objekte shtetërore, regjistrimin e tokave bujqësore ku titulli i pronësisë (AMTP) nuk është sipas aktit të fitimit të saj por sipas kërkesës, si dhe regjistrimin e AMTP me tepër se norma për frymë.
Në lidhje me shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për Ish-Regjistruesen A. M dhe 4 Specialistë të këtij institucioni, E.V. me detyrë Juriste, R.N me detyrë Jurist, K.R. me detyrë Hartograf dhe E.A. me detyrë Hartografe, të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjithashtu KLSH me shkresë nr. 503/12 prot., datë 24.09.2015 i ka kërkuar Kryeregjistruesit, marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës të ZVRPP Fier.

KLSH kallëzon në prokurori 3 nëpunës të ish-komunës Novoselë, Vlorë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 501/1, datë 14.04.2015, ka audituar ish Komunën Novoselë, Bashkia Vlorë, për periudhën nga Janar 2013 deri më 31 Maj 2015 të veprimtarisë së këtij institucioni, në përfundim të të cilit me Vendimin nr. 99, datë 25.07.2015 të Kryetarit të KLSH, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit së bashku me masat dhe rekomandimet përkatëse për përmirësimin e gjendjes.
Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh, të metash dhe mangësish, në zbatimin e procedurave ligjore në fushën e prokurimit publik, shpalljen e operatorëve fitues, marrjen në dorëzim të mallrave, dhënien, ndjekjen dhe zbatimin e kontratave të dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara, lejimin e shfrytëzimit të paligjshëm të resurseve natyrore të komunës, dhënien me qira të objekteve, si dhe dhënien e lejeve zhvillimore.
Gjithashtu nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore, me dëm ekonomik në vlerën 12,3 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH, me shkresën nr. 501/10, datë 30.11.2015, depozitoi kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për SH.M. me detyrë Përgjegjëse e Zyrës së Urbanistikës, A.H. me detyrë Përgjegjës Administrate dhe Sektorit të Bujqësisë dhe SH.M. me detyrë Përgjegjëse e Financës, akuzuar për konsumim të elementëve të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH kallëzon në prokuroi 3 nëpunës të ish-komunës Grykë-Çajë, Kukës
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programeve të auditimit nr. 573/1, datë 05.06.2015, ka përfunduar auditimin në ish Komunën Gryk-Çajë, Qarku Kukës, për periudhën Janar 2013 – 31.12.2014 të aktivitetit të kësaj komune.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 573/8, datë 30.10.2015, ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Kukës, kallëzim penal për 3 persona, nëpunës të këtij institucioni, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Për rrjedhojë, KLSH me shkresën nr. 501/7, datë 25.07.2015 mbështetur në germa “e” dhe “ç”, neni 11, kreun IV, dhe nenin 37 të ligjit nr. 7691, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe kontratës individuale tip, i ka rekomanduar Kryetarit të Bashkisë Kukës (në të cilën është përfshirë komuna Grykë-Çajë), fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 6 nëpunës të kësaj komune.

Previous Post

VIDEO/ Vrasja në Manëz, flet i vëllai: Ja si e masakruan biznesmenin

Next Post

Berisha për zhvillimet në Kosovë: Jo bomba në parlament, kush do të bëjë guerrilasin të dalë në mal…!

admin

admin

Next Post
Berisha për zhvillimet në Kosovë: Jo bomba në parlament, kush do të bëjë guerrilasin të dalë në mal…!

Berisha për zhvillimet në Kosovë: Jo bomba në parlament, kush do të bëjë guerrilasin të dalë në mal...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.