Disa orë pas grabitjes së një automjeti të blinduar i cili transportonte të holla, mësohet shuma e grabitur në një interval kohe jo më shumë se tre minuta.
Burime të besueshme thanë për DRONI.al, se të paktën 3 milionë euro ka qenë shuma që u grabit sot nga automjeti i blinduar. Përveç eurove, ka dyshime se pjesë e ngarkesës së grabitur janë edhe disa lingota ari. Mësohet gjithashtu se, eurot dhe lingotat e grabitura të arit ishin të “Credins Bank” dhe kishin destinacion daljen jashtë kufijve të Shqipërisë.












