Njëri prej vëllezërve të arrestuar Gazmend Tahiraj
Dy vëllezër shqiptarë Gazmend e Azem Tahiraj janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni i cili ka çuar në sekuestrimin e 400 kg kokainë e pastër, rekord i drogës së kapur e cila angazhoi një numër të madh agjentësh në operacion. Kokaina ishte transportuar nga Amerika e Jugut në qytetin e Venecias për llogari të një celule të mafies kalabareze Ndragheta.
Numri i të arrestuarve sipas mediave italiane ka shkuar në9 persona, mes të cilëve dhe dy vëllezërit shqiptarë Tahiraj, njëri prej të cilëve pronar i picerisë “La Lanterna” në qytetin e Venecias. Në katin e parë të restorantit të tyre në qendër historike të Venecias janë gjetur disa kg kokainë e marijuanë e përgatitur për tu trafikuar.
Kokaina transportohej nga Amerika Latine me anë të nje shoqërie import-eksporti e lënda narkotike fshihej mes ngarkesave me fruta banane e ananas.
Hetimet e operacionit të policisë italiane kanë vazhduar për dy vjet rresht përgjatë të cilavve janë dokumentuar rreth 400 kg kokainë e ardhur nga Amerika Latine në 3 rrugë trasporti.
Ngarkesa e parë me 50 kg ka mbërritur në muajin mars 2015, ndërsa ngarkesa e dytë prej 240 kg në muajin nëntor 2015. Pas identifikimit të anëtarëve të kësaj organizate trafikantësh, policia italiane ka ekzekutuar gjatë paradites së 4 dhjetorit urdhërin e arrestit për 9 persona, si dhe kontrollin e sekuestrimin e rreth 20 vendeve ku ruhej e trafikohej kokaina, kryesisht në rajonin e Lombardisë e Venetos.
















