• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, sekuestrohen 44 mijë m² tokë me dokumente false në Jonufra, vlera 4.4 milionë euro

admin by admin
5 December, 2015
in Kronika
0
Vlorë, sekuestrohen 44 mijë m² tokë me dokumente false në Jonufra, vlera 4.4 milionë euro
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto Ilustruese – Plazhi Jonufra

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për një sipërfaqe toke prej mbi 44 mijë metra katrorë, me vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro në zonën bregdetare të “Jonufrës” në qytetin e Vlorës, e dyshuar se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumenteve të falsifikuar.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në Shkurt të vitit 2015, në bazë të kallëzimit të Hipotekës së Vlorës, për veprime të kundërligjshme të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni.
Në vijim të hetimeve për një seri vendimesh të regjistrimit të pronave, për të cilët janë nën hetim ish-juristja Blerina Dhami dhe ish-kryeregjistruesi i Vlorës, Kujtim Sulçe, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ardian Gjonboçari, pasardhës i të ndjerit Gjon Gjonboçari, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar në vitin 2009 në ZVRPP (Hipotekë) një hapësirë toke me sipërfaqe totale 44 mijë m2, e cila, për më tepër është regjistruar si “tokë bujqësore”, ndërkohë që faktikisht gjendet në bregdetin e Vlorës.
Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Ardian Gjonboçari, nëpërmjet një prokurore si përfaqësues i të atit të tij, ka depozituar në vitin 2009 në Hipotekë një fotokopje të njehsuar me origjinalin të një akti të marrjes së tokës në pronësi, lëshuar në vitin 1996. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se dokumenti origjinal i vitit 1996 nuk gjendet në asnjë nga institucionet që kanë për detyrë nxjerrjen, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të pronave.
Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky dokument, i cili ka shërbyer për regjistrimin e pronës në emër të pasardhësve të shtetasit të ndjerë Gjon Gjonboçari, është i falsifikuar. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestron preventive mbi këtë sipërfaqe toke, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Regjistrimi i procedimit penal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga ZQRPP Tiranë, ka regjistruar procedimin penal me nr. 375 të vitit 2015, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se në ZVRPP Vlorë, në numrin rendor nr. 1709, datë 26. 1. 2012 të regjistrit hipotekor, është regjistruar në pronësi të subjektit Gjon Gjonboçari një pasuri e paluajtshme me sipërfaqe totale prej 44.168 m², e ndodhur në vendin e quajtur “Jonufra”, Vlorë.
Pasuria e mësipërme është regjistruar mbi bazën e dokumentit “Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi”, Nr. 20691, datë 01. 09. 1996, në emër të Gjon Gjonboçarit, në përmbajtje të të cilit përshkruhet se personi i mësipërm ka përfituar një sipërfaqe tokë bujqësore prej 57.200 m². Dokumenti i mësipërm dyshohet se është me përmbajtje të falsifikuar dhe nuk rezulton që ky akt të jetë nxjerrë nga organi kompetent. Njëkohësisht, regjistrimi i pasurisë së mësipërme është kryer mbi bazën e veprimeve të kundërligjshme të ish punonjësve të ZVRPP Vlorë dhe të ish punonjësve të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Vlorë.
Në rrethanat e mësipërme, është vlerësuar se pasuria e paluajtshme e regjistruar mbi bazën e dokumentit “Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi”, Nr. 20691, datë 01. 09. 1996, në emër të Gjon Gjonboçarit, me sipërfaqe totale prej 44.168 m², e ndodhur në vendin e quajtur “Jonufra”, Vlorë, përbën produkt të veprave penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin me nr. 551, datë 03.12.2015, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, ka vendosur masën e sigurimit pasurore “sekuestro preventive” lidhur me pasurinë e paluajtshme të regjistruar mbi bazën e AMTP nr. 20691, datë 01. 09. 1996, në emër të Gjon Gjonbocarit, që bën fjalë për sipërfaqen prej 57.200 m², por që në fakt është regjistruar vetëm sipërfaqeje totale prej 44.168 m².
Pasuria e paluajtshme në fjalë është e regjistruar si tokë bujqësore, por ndodhet në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Jonufra”. Duke u nisur nga destinacioni i kësaj pasurie të paluajtshme, vlera e tregut të kësaj pasurie të paluajtshme është në shumën prej rreth 4.400.000 euro.
Aktualisht, po vijojnë hetimet e mëtejshme për marrjen në përgjegjësi penale të personave të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të regjistrimit të kësaj pasurie në pronësi të subjektit Gjon Gjonboçari.

 

Previous Post

Sekuestrohen 400 kg kokainë, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë bashkëpunëtorë të “Ndraghetan”

Next Post

Krimet e Rënda lënë në burg prokurorin Haxhi Giu

admin

admin

Next Post
Krimet e Rënda lënë në burg prokurorin Haxhi Giu

Krimet e Rënda lënë në burg prokurorin Haxhi Giu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.