Një 60-vjeçar është përplasur nga një mjet në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orët e mesditës së sotme. Mësohet se viktima është Shyqyri Leli me banim në Vlorë. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Drejtuesi i mjetit pasi ka goditur për vdekje këmbësorin është larguar me makinë për t’u dorëzuar disa minuta më vonë në drejtorinë e policisë së Vlorës. Autori që shkaktoi aksidenti është 19-vjeçari Redon Poçaj nga Vlora.
Ndërkohë për rreth 20 minuta trupi i viktimës ka qëndruar në mes të rrugë, fillimisht i pambuluar ashtu si e përplasi makina.












