Kryqëzimi te Kryeministria në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është “privatizuar” nga një polic. Po të kesh “mik” atë mund të kalosh për në drejtim të RTSH.
Drejtuesit e policisë apo bashkisë nuk kanë bërë ndonjë njoftim për kufizimin e trafikut në këtë zonë…, duket kanë besim dhe ia kanë lënë në dorë këtij polici.
Është ky polic që vendos se kush duhet të kalojë e kush jo nëpër këtë segment rrugor…
… Në të kundërt bjeri nga të duash… Por jo nga Sheshi “Nënë Tereza” se andej po ndërton kryebashkiaku Erion Veliaj “fshatin e Vitit të Ri” dhe trafiku është i bllokuar…












