Një thesar me vlerë 1 miliardë paund është zbuluar në një anije të fundosur në detin e Karaibeve në Kolumbi.
Anija e gjetur mendohet të jetë anija e San Jose e mbytur gjatë luftës së Spanjës në vitin 1708.
Lajmërimin për këtë zbulim e bëri Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos në rrjetin social Twitter.
“Lajme të mira! Kemi gjetur anijen luftarake San Jose. Më shumë detaje do ju japim ditën e nesërme në një konferencë nga Kartagjena”, tha ai.












