Pas denoncimit që qytetari bëri në emisionin “Fiks Fare”, policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj tre mjekëve të spitalit rajonal. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Të proceduar janë K. SH, 43 vjeç shef i urgjencës, R. Ç, 45 vjeç mjek kirurg dhe V. Ç, 68 vjeç gjithashtu mjek kirurg në spitalin e Korçës.
Një qytetare kishte denoncuar rastin në emisionin investigativ, ku mjekët i kanë marrë për një operacion kirurgjikal të theshtë shumën prej 20 mijë lekësh të reja.











