Gjykata e Tiranes ka vendosur sot masat e sigurise per grupin shoqerues te parave, te cilat u vodhen para pak ditesh ne Kashar.
Gjykata vendosi per keta persona, te dyshuar per “shperdorim detyre”, masat: “arrest ne burg” per shtetasit: Artan Mane, administrator i agjencise Rogat 1”, Alban Sharra, pergjegjes i grupit te shoqerimit, Agron Ademi, Eduart Metollari, Niko Prifti, shoqerues te ngarkeses; si dhe “arrest ne shtepi” per Agron Lloha, shoqerues i ngarkeses.
Tri ditë më parë personat e mësipërm shoqëronin një sasi prej 3.8 milionë euro për në Rinas ndërkohë që një grup personash i ndaluan në rrugë dhe i grabitën sasinë e parave.
Ngarkesa e shtrenjtë i përkiste bankës Credins.











