4.4 milionë litrat e naftës bruto të kompanisë Tea Oil and Construction u shitën në tregun shqiptar në gusht të vitit 2014.
Kompania e naftës së Adrian Xhillarit nisi manipulimin e tregut pikërisht kur ra xhiro e kompanisë. Hetimet e prokurorisë rreth shitjes së naftës së papërpunuar tregojnë se 4.4 milionë litra naftë virxhin, kompania e kishte nxjerrë nga depozitat e saj në Mëzez për t’i dërguar në impiantin e përpunimit në Ballsh.
Nga hetimet rezultoi se kjo sasi nuk është dërguar për përpunim, por është shitur në disa pika karburanti të Tea Oil, e cila, në vitin 2014 mori edhe markat e naftës së kompanisë Alpet.
Nga ky aktivitet i paligjshëm kompania ka fituar mbi 2 milionë euro nga shmangia e akcizës por edhe nga shitja e naftës bruto për naftë të përpunuar në pikat e shitje së naftës së ish-kompanisë Alpet. Dihet që numri i karburanteve Alpet ishtë i madh.
Në vitin 2013 Tea Oil and Construction e katërfishoi aktivitetin e saj, duke arritur një xhiro prej 8.7 miliardë lekësh.
Por në vitin 2014, xhirot ranë me 5 % dhe këtu duket se nisin edhe problemet për të.
Në korrik të vitit 2015 një bankë e nivelit të dytë kishte kërkuar bllokimin e aktivitetit të kompanisë, për shkak të një kredie të pashlyer prej 510 mijë eurosh, sipas klantv.
Sipas të dhënave nga QKR, po në korrik, kuotat e aksionerit të vetëm, Xhillarit, u vunë nën sekuestro për llogari të një kompanie nafte, Fit Mek Oil.
Shitja e naftës bruto duke shmangur akcizën ka nisur pikërisht në vitin 2014 kur xhiro e kompanisë nisi të shënojë rënie.











