Një minator ka humbur jeten ne minierën e Zogajt ne Tropojë. Rasim Aliaj , 42 vjec ka mbetur i vdekur pasi grumbuj gurësh e kanë zënë poshtë.
Sipas burimeve policore nga qyteti i Tropojës trupi i tij ishte bllokuar tërësisht dhe janë bërë përpjekje mbi 3 orë për të nxjerrë trupin e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje që të hetojë arsyet e aksidentit.
Tropoja ka një nuëmr të madh minierash të mineralit të kromit i cili është i një cilësie të lartë dhe eksportohet në Kosovë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Zogaj ose në tregje të tjera ndërkombëtare nëpërmjet portit të Durrësit.












