Për Valentina Leskajn, një grua drejtuese është një “shofere”.
“Konsideratën” e saj, nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj e ka shprehur në konferencën me temë “Gratë drejt politikës dhe vendimmarrjes”, ku vlerësoi rezultatet e qeverisë për përfshirjen e grave në politikë, ku vetëm në kabinetin qeveritar sipas saj, ka 7 ministre.
Më tej Leskaj tha se sfidë mbetet krijimi i qëndrueshmërisë në rezultatet e arritura për gratë në vendimmarrje.
“Ne e dimë që vendi nuk mund të bëjë përpara nëse gjysma e popullsisë është e nënvlerësuar. Kur ka pabarazi kthehet në një problem jo vetëm për gratë. Çështja e fuqizimit të grave është shumë më komplekse, nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa integrimin e grave”.
Duke u ndalur te shembujt e vendeve të zhvilluara, Leskaj tha se, “nëse duam rritje ekonomike le ti vëmë gratë në rolin e shoferit. Vendet europiane që kanë standard të lartë jetese kanë përfaqësim më të mirë edhe të grave”.











