Shkodra u bë sot mikpritësja e Grupimit Dhjetori ‘90, themeluesve dhe mbështetësve demokrate në përkujtim të 25 vjetorit të fitores së demokracisë.
Anëtarët e Grupimit u shprehën se Shkodra, qyteti i martirëve të lirisë edhe këtë dhjetor do ti paraprijë protestës së 8 Dhjetorit për një Shqipëri pa dhunë, pa terror e mjerim ku e kanë zhytur pasardhësit e komunizmit.
Studentët e Dhjetorit, të rinjtë dhe mbështetësit demokratë evokuan emocionet e ngjarjeve historike të protestave të rrëzimit të komunizmit dhe bënë apel për një pjesëmarrje kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë së krizës dhe eksodit të shqiptarëve.
“Vetëm demokratët dhe ithtarët e lirisë do ti japin Shqipërisë ringritjen dhe shpresën për integrimit evropian”, u shprehën në këtë takim.












