Presidenti Nishani lajmëron një axhendë të ngjeshur aktivitetesh nesër me rastin e 25-vjetorit te renies se komunizmi, ndryshe nga qeveria që po e kalon në heshtje ngjarjen më të rëndësishme të shqiptarëve pas asaj të shpalljes së Pavarësisë.
Para dite Presidenti i Republikës do të ndjekë Konferencën nderkombetare “Shqiperia & Evropa, 25 vite nga renia e komunizmit” nen kujdesin e vecante te vetë Presidentit Nishani.
Në pjesën e parë të konferencës do të zhvillohet tema “Renia e Perdes se Hekurt – Ndryshimet e sistemit ne Evropen Lindore” ku do të flasin dëshmitaret politike te kohes, udheheqes politike dhe figura historike.
Në sesionin e dytë do të zhvillohet tema “Levizja Studentore Shqiptare – 8 dhjetor 1990” paraprin ndryshimet demokratike ne Shqiperi. Fitimi i pluralizmit politik, media e lire, dhe embrioni i shoqerise civile.
Ndërsa në sesionin e fundit dominon tema “Renia e komunizmit ne kronikat e kohes: Fjale dhe mbresa nga gazetare dhe analiste te ‘Zerit te Amerikes, BBC, Radio Evropa e Lire, AFP, Radio Vatikani dhe nga Shqiperia.
Pasdite në orën 18.00 do të ketë një koncert artistik me pjese te zgjedhura tek Universiteti i Arteve ndërsa në orën 20:00 do të mbahet një darkë Gala dhe dekorime ne Pallatin e Brigadave.
Presidenti Nishani kritikoi sot qeverinë e majtë se nuk po festoon 25 vjetorin e shembjes së komunizmit në Shqipëri.












