Mirela Muça do të mbajë postin e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave. Kryeministri Edi Rama përmes një vendimi ka autorizuar znj. Muça do të mbajë këtë post deri në rikthimin në punë të Gjergji Filipit.
“Drejtore e Përgjithshme e autorizuar do të jetë Mirela Muça e cila do të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat për INSTAT. Nga data 3 Dhjetor 2015, me vendim të Z. Kryeministër, Instituti i Statistikave ka një Drejtor të Përgjithshëm të autorizuar deri në rikthimin në punë të Gjergji Filipit”, njoftoi të hënën zyra e shtypit e INSTAT-it.












