Një Lamborghini luksoz ua solli te hunda banorëve të një lagje në Mancester.
Shoferi i makinës Lamborghini Aventador Roadster po shkaktonte zhurmë në një rrugë të qytetit të Mançesterit ditën e diel.
Disa kalimtarë nuk po e duronin, të tjerë po i bënin foto makinës që kushton mbi 280 mijë sterlina.
Një tip uli pantallonat dhe u ul mbi kofanon e makinës për shkak se ishte mërzitur nga skenat e shpeshta të pronarit të makinës superluksoze.












