• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria nuk kënaq më as Arta Daden: Duhen ndryshime

admin by admin
7 December, 2015
in Politika
0
Qeveria nuk kënaq më as Arta Daden: Duhen ndryshime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, një shtyllë e vjetër brenda kësaj force politike ndjen keqardhje që në partinë e saj gjërat nuk po shkojnë siç duhet. E ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” zonja Dade ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke radhitur një sërë problematikash, nga mosfunksionimi i strukturave të PS-së, drejtimi i socialistëve nga një kryetar pa mandat, e deri tek listat zgjedhore dhe emërimet arbitrare që sipas saj janë bërë për të promovuar njerëz jo profesionistë që janë veçse kosto për Partinë Socialiste.
Ndërsa në media por edhe brenda mazhorancës gëloi për një kohë të gjatë nëse duhen bërë ajo jo ndryshime në kabinetin qeveritar, zonja Dade nuk i druhet ndryshimeve, e veçanërisht aty ku janë edhe “sulmet më të mëdha të opozitës”. “Është gjëja më normale që kur ka sensibilizim të opinionit publik nuk ka përse të mos ndërhyhet. Kujtoj qeverisjen tonë 8-vjeçare, por ne si ministra të asaj kohe kishim një ndroje dhe përgatitje kolosale kur dilnim para grupit tonë parlamentar, sepse ishim të detyruar të shpjegonim zbatimin e politikave në secilën ministri që drejtonim, dhe kjo fatkeqësisht nuk bëhet. Duhet kërkuar analizë nga të gjithë ministrat, grupi parlamentar duhet të ngrihet në nivelin e kryerjes së detyrës sonë si parlamentarë. Kryeministri edhe kur është një moment që ministrat duhet të japin shpjegime ai del dhe jep shpjegime vet dhe ka një përpjekje për tu paraprirë sulmeve të opozitës, por le të themi gjerat që nuk shkojnë”, theksoi deputetja socialiste.
Por cilat janë shqetësimet që sipas Dades duhet thënë “troç” në parti?
“Me gjithë përpjekjet që janë bërë dhe vështirësitë, dëshiroj që ministri i Shëndetësisë i cili në debatin në Kuvend i tha zonjës Vokshi që do të kishin një proces gjyqësor se ishin të pavërteta ato që tha Vokshi… Unë e di që është një ministri me probleme, ka qenë gjithmonë, por edhe sikur kryeministri të mos ketë në mendje të bëj ndryshime përkatëse… Ministrat që janë atakuar më shumë kanë detyrim të vijnë të sqarojnë në grupin parlamentar se si qëndrojnë çështjet. Unë besoj se sesionin tjetër parlamentar duhet ta nisim me këtë. Minimalja duhet të sqarohemi me grupin parlamentar që edhe kur mbrojmë qeverinë tonë të jemi të bindur”.
Sipas saj Partia Socialiste ka dështuar me hartimin e listave të deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. 
“Është dështim me rastet e përfshirjes së elementëve që kanë krijuar probleme, dhe kjo është kosto për Partinë Socialiste. Ka tentativë për të promovuar njerëz që nuk i sjellin asgjë PS-së”, tha deputetja.
Risia që solli kryeministri Rama ku ministrat duhet të lënë mandatin e deputetit është bërë sipas zonjës Dade për t’i hapur rrugë futjes në politikë të personave preferencial të vendosur në lista në mënyrë arbitrare nga kryeministri.
“Sistemi i ri zgjedhor na krijonte mundësi të kishim një grup me një numër më të lartë të grave në politikë për të vendosur balancim edhe në nivel të profesionistëve. Kur vjen momenti për tu hartuar listat kjo i lihet arbitraritetit dhe vendimi që mori Kryeministri për të kërkuar dorëzimin e mandatit ministrave… Nuk ka qenë në të njëjtën kohë dorëzimi i mandateve se ka pasur lidhje me preferencat në listë të personave që do të vijnë. Di që i është kërkuar grave të japin dorëheqjen që të vijnë ata që erdhën në fund dhe që ikën me problematikat që kanë. Forcat politike duhet të kenë instrumente lidhur me përzgjedhjen, midis 3-4 kandidaturave vendos kryesia, por për fat të keq kjo nuk është zbatuar. Ka pasur një afirmimi të kryesisë, unë nuk kamë qenë në mbledhjen e kryesisë, por kam dyshuar nëse është bërë puna më e mirë”, tha deputetja Dade, njëherësh kryetare e Komisionit të Jashtëm.
Dade tregohet edhe më e ashpër kur thotë se në disa raste kanë qenë vetë strukturat shtetërore të cilat kanë lejuar ndërtimet pa leje.
Deputetja socialiste Arta Dade, njëherësh anëtare e kryesisë së PS është e zhgënjyer nga forca politike ku ajo është pjesë dhe që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Ajo thotë se strukturat e Partisë Socialiste nuk kanë funksionuar, ndërsa shton se në grupin parlamentar ka persona pa përvojë.
Ajo tha se a Kongresi i Partisë Socialiste i cili u vendos të mbahej në Janar, nuk mund të shtyhej sipas dëshirave të koordinatorëve, “edhe sikur të jetë vetë propozim i Ramës”, theksoi ajo.
“Nëse vazhdojmë me të njëjtat praktika nuk ka kuptim as kongresi. Unë dua të dëgjoj nga grupet e punës çfarë është bërë në këto muaj dhe pse lind e nevojshme të shtyhet kongresi”, u shpreh Dade.
Qëndrimi i ashpër i deputetit kritik Ben Blushi se PS ka një kryetar që nuk është i zgjedhur për të drejtuar partinë, është i njohur për të gjithë – tha Dade – dhe këtë nuk e thotë vetëm Blushi.
“Kryetari i partisë nuk është zgjedhur dhe nuk kishte arsye pse të mos zgjidhej mbasi kishte fituar zgjedhjet”, shtoi ajo.

Previous Post

FOTO LAJM/ Katedralja e Lezhës “i mbyll derën” Eduart Ndocajt

Next Post

Policia pa staf dhe hard-disqe, hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik

admin

admin

Next Post
Policia pa staf dhe hard-disqe, hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik

Policia pa staf dhe hard-disqe, hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.