• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia pa staf dhe hard-disqe, hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik

admin by admin
7 December, 2015
in Kronika
0
Policia pa staf dhe hard-disqe, hetimet kundër krimit të organizuar në rrezik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një letërkëmbim mes dy zyrtarëve të lartë të policisë shqiptare zbulon degradimin e laboratorit të ekzaminimeve kompjuterike; një sektor që punon në mungesë stafi dhe fondesh, duke vënë në rrezik hetime të komplikuara kundër krimit të organizuar

Beteja kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit trumbetohet si prioritet kryesor i policisë dhe politikës shqiptare, por një sektor kyç i këtij fronti është paralizuar nga mungesa e stafit, e fondeve dhe e vëmendjes.
Sektori i ekzaminimeve kompjuterike-një nga shtatë sektorët e drejtorisë së Policisë Shkencore operon në dy vitet e fundit me staf të reduktuar dhe mungesa të shumta të bazës materiale, ndërkohë që në zyrat e tij janë grumbulluar dhjetëra vendime të zvarritura për vepra penale të krimit të organizuar, akteve terroriste, pedofilisë, krimeve kibernetike apo vrasjeve dhe grabitjeve me dhunë.
Paralizimi i këtij sektori të rëndësishëm në sigurimin e provave për procese hetimore të krimit të organizuar zbulohet përmes një letre që drejtori i policisë shkencore, Dritan Zoto i dërgon kreut të drejtorisë së krimit të organizuar në policinë e shtetit, Ardian Çipa, letër të cilën BIRN e disponon.
E shkruar më 20 tetor 2015, letra zbulon një zinxhir arsyesh që e bëjnë punën në laborator thuajse të pamundur, për shkak të numrit të paktë të ekspertëve, mungesës së pajisjeve bazike, shtimit të volumit të kërkesave për ekspertime kompjuterike dhe rënies në vesh të shurdhër të ankesave të vazhdueshme.
Letërkëmbimi mes Zotos dhe Çipës-të dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit merr shkas nga një kërkesë për përshpejtimin e një ekspertimi kompjuterik mbi një procedim penal të nisur në vitin 2014 për krimet e “mashtrimit kompjuterik” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Zoto i përgjigjet Çipës se jo vetëm nuk ka asnjë mundësi për përshpejtimin e ekspertimit, por as për realizimin e tij në një kohë të gjatë të pacaktuar. Sipas drejtorit të policisë shkencore, Dritan Zoto, sektori i ekzaminimeve kompjuterike operon me 3 ekspertë mbi një volum çështjesh, që sipas tij do të duhej të kryhej nga 13 ekspertë.
Zoto ngre gjithashtu shqetësimin se mungesa e stafit bashkohet me mungesën e bazës materiale, duke sjellë bllokim të punës në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe duke i ekspozuar ekspertët e kësaj zyre ndaj përgjegjësive ligjore për moskryerjen në kohë të detyrës.
“Pa përfunduar ekspertimet, çështjet nuk shkojnë në gjykim e për rrjedhojë ne bëhemi shkaktarë të problemeve serioze në mbarëvajtjen e procedimeve penale dhe kjo përbën përgjegjësi penale”, paralajmëron Zoto eprorin e tij në Policinë e Shtetit.
Letra zbulon se shumica e vendimeve të mbartura i përkasin ngjarjeve shumë të rënda të botës së krimit të organizuar në Shqipëri. Provat dixhitale, sipas tij përmbajnë të dhëna që mund të përdoren si prova ligjore në proceset hetimore e në disa raste, ato janë provat e vetme kundër personave të dyshuar.
I pyetur nga BIRN për shqetësimet e ngritura në këtë letër, zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentian Mullai u përgjigj se problemet do të marrin zgjidhje me strukturën e re të Policisë së Shtetit.
“Po punojmë për të bërë gati strukturën e re të policisë. Përmes saj do të trajtohen edhe sektorët që kanë nevojë për shtesë personeli dhe fondesh,” tha Mullai.

Hetimet drejt dështimit
llll

Faksimile Letrës

Në sektorin e vogël me 3 ekspertë të ekzaminimeve kompjuterike kanë mbërritur 1040 vendime ekspertimi me 3238 prova dixhitale gjatë vitit 2014. Thuajse i njëjti volum pune është shënuar edhe në vitin 2015.
Drejtori i policisë shkencore, Dritan Zoto thotë në letrën drejtuar Çipës se deri në tetor 2015, në këtë sektor janë grumbulluar 250 vendime ekspertimi të parealizuara. 1200 prova dixhitale, të tilla si kompjuterë, telefonë celularë apo video-regjistrues presin të trajtohen përgjatë viteve 2014-2015.
Ekzaminimi i një kompjuteri kërkon 1-4 ditë kohë, i një telefoni celular 2-8 orë, ndërsa për një smart-phonë, ekspertëve u nevojitet nga 4 orë deri në tre ditë. I gjithë volumi i akumuluar në laborator, sipas drejtuesit Zoto kërkon të paktën një vit kohë, pa përfshirë kërkesat e reja që mbërrijnë çdo ditë në këtë zyrë.
Organika aktuale e këtij sektori përmban 5 punonjës, por njëri prej tyre është larguar me kërkesë të tij në mesin e vitit 2014. Ndërsa dy ekspertet-gra kanë marrë njëra pas tjetrës lejen vjetore të lindjes, duke e lënë sektorin me vetëm 3 ekspertë.
Paralelisht me çështjet e mbartura, ekspertët duhet të trajtojnë edhe ngjarjen e rënda emergjente, të cilat sillen me urgjencë pranë këtij laboratori. Kjo sjell një zinxhir vonesash për provat e grumbulluara, të cilat duhen rifilluar nga e para.
Vonesat me ekzaminimet kompjuterike kanë shkaktuar tension dhe nervozitet te prokurorët, të cilët për këtë arsye nuk i mbyllin hetimet në kohë, duke mbajtur në qeli tej afateve, njerëz të akuzuar për krime nga më të rëndat.
“Çdo ditë kemi dhjetëra kërkesa me shkrim apo verbalist nga prokurorë të ndryshëm ku kërkohen urgjent aktet e ekspertimit për shkak afatesh apo se janë çështje me të arrestuar, që mbahen në burg, në pritje të ekspertimeve tona”, shkruan Zoto.
Ai sqaron se kjo situatë i ka ekspozuar vartësit e tij përballë përgjegjësive penale dhe e ka vendosur gjithë strukturën nën presionin e prokurorive për shkak të afateve hetimore.
“Jemi nën presion nga prokuroritë. Madje, duke na kërcënuar me përgjegjësi penale, pasi kemi shkelur afatet e ekspertimit,” shpreh shqetësimin Zoto në letrën për Çipën.

Në krizë për hard-disqe
dritan zoto

Dritan Zoto

Drejtoria e Policisë Shkencore, ku bën pjesë edhe sektori i ekzaminimeve kompjuterike është një hallkë e rëndësishme për suksesin e çështjeve penale kundër krimit të organizuar, terrorizmit apo krimeve të tjera të rënda. Provat e ekzaminuara nga kjo drejtori vendosin për fatin e të arrestuarve për këto krime, por edhe për parandalimin e ngjarjeve të tjera të ngjashme.
Për këto arsye, partnerët ndërkombëtarë të policisë shqiptare e kanë pasur vazhdimisht në vëmendje policinë shkencore dhe kanë dhuruar pajisje moderne, të cilat kushtojnë qindra mijëra dollarë.
Pajisje të tilla të përparuara zotëron edhe sektori i ekzaminimeve kompjuterike, por që për t’i vënë në punë i mungojnë hard-disqe me vlerë jo më shumë se 100 mijë lekë të reja. Njësoj si kërkesat për shtim stafi, edhe ato për furnizimin me bazë materiale kanë rënë në vesh të shurdhër.
Zoto shpjegon në letrën e tij se kërkesat e tij të përsëritura për blerje hard-disqesh kanë marrë të njëjtën përgjigje: S’kemi lekë, nuk ka fonde! Pa dashur të besojë se policia e shtetit nuk mund të gjejë 100 mijë lekë për blerjen e hard-disqeve, shefi i policisë shkencore jep alarmin se për shkak të mungesës së tyre nuk mund të kryhet asnjë ekzaminim kompjuteri.
Aktualisht, stafi mund të realizojë vetëm ekspertime telefonash me memorie të vogël, duke kryer shkelje të rregullores me ndërgjegje.
“Të dhënat e tyre po i ruajmë në USB apo hard-disqe portative, të sjella nga shtëpitë tona (përbën shkelje) apo ndonjë ekspertim kompjuterik, kur prokuroritë e interesuara i sjellin vetë hard-disqet. Problemet e mësipërme po çojnë në uljen e standardeve dhe të cilësisë së ekzaminimeve kompjuterike,” shkruan Zoto.
Në letrën e tij drejtuar shefit të drejtorisë së krimit të organizuar, Zoto thotë se sektori në varësi të tij e ka të pamundur të plotësojë tre kërkesat për përshpejtime të ekzaminimeve kompjuterike.
Vonesat në dorëzimin e akteve të ekspertimit, është një tjetër alarm i ngritur prej tij që pret përgjigje. Për shkak të mbingarkesës, këto akte po u vihen në dispozicion prokurorëve në fund të afateve hetimore e në disa raste, kur ka filluar shqyrtimi gjyqësor.
“Vonesat në ekzaminim mund të çojnë gjithashtu në ngjarje të tjera edhe më të rënda, pasi kemi vendime shumë të prapambetura për akte terroriste, pedofili, vrasje, shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie, vjedhje me dhunë, ku nga hetimi i shpejtë mund të parandalohen ngjarje të tjera,” thuhet në letër.
Drejtori i Policisë Shkencore kërkon marrjen e masave urgjente për zgjidhjen e kësaj situate si dhe ngritjen e një grupi pune për të verifikuar gjendjen në sektorin e ekzaminimeve kompjuterike dhe se cilat nga 250 vendimet do të merren në shqyrtim.
Në fund të letrës së tij, Zoto sqaron se dy kërkesave të mëparshme të shefit të krimit të organizuar, Ardian Çipa nuk u kishte dhënë përgjigje, pasi ishte në pritje të strukturës së re, që do t’u siguronte shtim personeli dhe fonde për blerjen e hard-disqeve.
“Tani me strukturën e re, shpresat u shuan. Nuk kemi as shtesë personeli, e po kështu as baza materiale nuk po na sigurohet,” përfundon ai.

Autor: Aleksandra Bogdani
BIRN
Tiranë

Previous Post

Qeveria nuk kënaq më as Arta Daden: Duhen ndryshime

Next Post

Horoskopi, 8 Dhjetor 2015/ Yjet thonë për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 8 Dhjetor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 8 Dhjetor 2015/ Yjet thonë për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.