Protesta e madhe e opozitës në Tiranë është radikalizuar orën e fundit ndërkohë q ëmijëra prej tyre kanë rrethuar ministrinë e Brendshme dhe i kanë vënë flakën bunkerit.
Ndërkohë flakët kanë përfshirë edhe disa skela ndërtimi të ministrisë së Zhvillimit Urban që ndodhet aty pranë.
Qeveria ka shtuar forcat e policisë rreth këtyre godinave dhe vështirë të shmanget një përplasje mes tyre dhe protestuesve.
Në mesin e turmës ndodhet edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Disa dhjetra qytetarë po tentojnë të shembin me mjete prej hekuri bunkerin ndërkohë që disa xhama dritaresh janë thyer.
Disa nga protestuesit kanë vijuar drejt parlamentit por kanë hasur në rezistencën e policisë.











