Vetëm pak minuta pasi protesta e opozitës është fashitur dhe Kryeministri ka hyrë në zyrën e tij shoqëruar nga dhjetra forca speciale ai ka reaguar dyke mos u ndalur në fyerjet e tij për opozitën dhe protestuesit.
“Ç’shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.
Ç’shemti e trishtueshme te krahasosh protestat e zemrave plot drite, pasion, qytetari, ironi e humor te 25 vjeteve me pare, me kete shfaqje te vobekte te politikes se ngjirur te PD-se, e cila sot perpelitet mes baltes se mendjeve te erreta te Shqupit dhe nje tufe te verberish te cilet shajne ne hava, thyejne xhama kot me kot, ndezin zjarre kuturu e demtojne qorrazi, pronen publike ne mes te bulevardit te Shqiperise”, shkruan Rama duke provokuar protestuesit që natyrisht mendojnë krejt ndryshe nga kryeministri i tyre.












