Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar shkurt protestën fill pas kthimit të tij pranë selisë së PD.
“Sot u shemb simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria, sepse sëbashku sot nuk kemi kryer vetëm një protestë më madhështoren në histori, por kemi shembur simbolin e korrupsionit, e krimit dhe izolimit që përfaqëson bunkeri në zemër të Tiranës.
Do të hapim një rrugë tjetër, rrugën e lirisë dhe dinjitetit të çdo shqiptari, rrugën e një qeverisje të re që so të vijë me votën e lirë e të pashitur të qytetarëve shqiptarë nga jugu në veri”, deklaroi Basha.











