“Jam penduar por sot është shumë vone”.
Kështu e ka mbyllur rrëfimin e tij në polici autori i vrasjes së biznesmenit Arben Hasa.
43 vjecari Miran Tila ka treguar me detaje pse ekzekutoi me automatik ish-mikun e tij, që në të njëjtën kohë ka qenë edhe punëdhënësi i tij.
Sipas Tiles, midis tij dhe Hasës ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me fyerje e diskriminime. Madje ai pretendon se edhe është rrahur katër muaj më parë dhe po ashtu ishte pushuar nga puna. Nga ky moment vendosi ta vriste 37 vjeçarin.
Muajt në vazhdim midis viktimës dhe autorit ka pasur një afrimitet dhe një farë falje, por në të vërtetë kjo ishte vetëm fasada që ata po i prezantonin njëri- tjetrit, pasi sipas Tiles, ai kishte vendosur të hakmerrej dhe natën e krimit i kishte kërkuar të pinin kafe bashkë. Fillimisht ai ka vrarë Hasen dhe e ka hedhur në një rrugë në fshatin fqinj, kurse makinën e tij e braktisi në një tjetër vend, vetëm pak kilometra larg.
Pas gjithë kësaj shkoi dhe u fsheh në një banesë të braktisur në Gjirin e Lalzit. Policia bëri arrestimin e tij falë edhe bashkëpunimit të familjareve.
Prind i një djali, Tila akuzohet dhe do të dënohet për vrasje me paramendim.












