Tre prokurorë të Tiranë kanë nisur veprimet e para hetimore pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe tek ministria e Brendshme.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme saktësojnë se do të kryhen veprimet paraprake dhe më pas do të arrihet me një konkluzion.
Gjithashtu po merren në pyetje dhe persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen
” 3 prokurorë të Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore paraprake për të dalë më pas në konkluzione. Po merren në pyetje personat që kanë dijeni. Pas veprimeve paraprake do të dilet me një konkluzion”, thanë burimet nga prokuroria.
Deri tani ka pasur vetëm 2 të ndaluar nga qyteti i Durrësit të cilët pas shoqërimit të tyre në komisariatin 1 u lanë të lirë. Policia tha se ndalimi u bë për një verifikim.
Por Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e komentoi protestën si një shfaqje ë së shkuarës.
“Kjo sot, është fytyra e të shkuarës! Shqipëria e shëndetshme, po ndërton të ardhmen. Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund të kthehemi kurrë pas. Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve!”.
Ndërkohë Ministri nuk ka harruar të falenderojë uniformat blu për gadishmërinë dhe gjithë monitorimin që i bënë protestës.
“Faleminderit Policisë së Shtetit! Një tjetër dallim i madh me të shkuarën që kemi lënë pas”.
Në fakt policinë e Shtetit e kanë falenderura për qëndrimin e saj edhe zyrtarë të PD-së. Belind Këllici, kryetari i ri i FRPD-së, tha gjatë një interviste te Ora Neës se policia mbajti një qëndrim pro protestuesve dhe mjaft korrekt.












