• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

9 pyetje që duhet ti bëni njëri-tjetrit para se të fejoheni

admin by admin
8 December, 2015
in Global Image
0
9 pyetje që duhet ti bëni njëri-tjetrit para se të fejoheni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa specialistë martesash dhe konsulentë paramartesorë kanë ndezur diskutimin: para se të merrni një vendim mjaft të rëndësishëm për jetën tuaj në çift, duhet t’i drejtoni njëri-tjetrit disa pyetje, të cilat ju ndihmojnë që më vonë të mos përballeni me surpriza.

Çfarë nuk do të ndryshojë kurrë tek ju?
Kjo është një pyetje e vështirë, sepse nëse dikush nga ju mendon se mund të jetë elastik dhe mund të përshtatet në çdo lloj situate, kjo nuk ndodh domosdoshmërish për partnerin tjetër. Kështu, para se të merrni një angazhim të tillë, mendoni edhe një herë çfarë mund dhe nuk mund të ndryshojë tek ju pasi të fejoheni apo martoheni. Ndryshimet do të jenë për një kohë të gjatë.

Kush janë njerëzit më të rëndësishëm të jetës suaj dhe si do të ndikojnë ata në këtë marrëdhënie?
Nëse keni një anëtar të veçantë të familjes ose një mik të ngushtë që përfshihet rregullisht në jetën tuaj, atëherë është shumë e rëndësishme ta diskutoni bashkë edhe praninë e tij (kur dikush të merr në telefon çdo 20 minuta, atëherë prania e tij në lidhjen tuaj duhet të ketë një vëmendje të veçantë), sepse ka edhe partnerë që mund të mos jenë dakord me këtë pozitë.

A keni në plan të bëni fëmijë?
E besoni apo jo, shumë çifte hasin probleme edhe me këtë diskutim. Ndonjëherë marrëdhënia është krejt e natyrshme dhe kjo fazë e jetës vjen vetë, pa kurrfarë planifikimi, por në të shumtën e herës, çiftet që vendosin në fillim të marrëdhënies së tyre se nuk duan që fëmijët të ndryshojë marrëdhënien e tyre, më vonë mund të kenë probleme, nëse ndonjëri do të lëkundet nga ky vendim i marrë.

Do të kemi një familje që do të ndjekë një besim të caktuar fetar?
Specialistët sugjerojnë që këtu duhet të ketë një diskutim të gjatë me bashkëshortin e ardhshëm. Secili nga ju duhet t’i shprehë hapur bindjet e veta fetare dhe shpirtërore. Më pas, mund të bini në një marrëveshje nëse familja e ardhshme do t’i përkasë një besimi që do të përfshijë edhe jetën e fëmijëve tuaj.

Jeni të sigurt që e kuptoni gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit?
Shumica e njerëzve bëjnë të pamundurën për të dashur dikë sipas mënyrës së tyre, por rruga e duhur nuk është gjithmonë ajo që shohin. Mënyra që gjejnë për t’u afruar me dikë mund të mos jetë e përshtatshme për personin tjetër. Çiftet në marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme jo vetëm që e kanë identifikuar gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit, por edhe i tregojnë partnerit me shumë dëshirë preferencat që kanë në mendje.

Si keni menduar ta mbani gjallë marrëdhënien?
“Nëse shtatë vitet e para kalojnë me sukses, do të thotë që “dashuria ka triumfuar” dhe marrëdhënia ka kaluar një fazë tjetër, por edhe kjo fazë e dytë duhet mbajtur po njëlloj si e para, ndoshta edhe më shumë” – thotë Chafin, konsulent martese. “Çiftet që dinë ta menaxhojnë shumë mirë transformimin nga të qenit “në dashuri” në një stad tjetër më të pjekur në “të dashuruar” janë ata që kanë më shumë jetëgjatësi.

Mund të jeni efektivë në zgjidhjen e konflikteve?
Ndonjëherë partnerët preferojnë më shumë të jenë të drejtë se sa të jenë të lumtur, shkruan revista class. A është ky qëllimi për të fituar argumentin dhe për të ndryshuar bashkëshortin, apo duhet të biesh në kompromis për të pasur një martesë të lumtur?

Si e sheh marrëdhënien tonë pas 5-vjetësh?
Është një pyetje që teston vlerat, etikën dhe, natyrisht, qëllimet e një personi. Përpiquni të shikoni në thellësi gjërat që janë qëllime për të dy ju në jetë, por edhe vendimet që më vonë mund të dëmtojnë marrëdhënien, të tilla si: do të jemi të dy në punë, do të jemi të përfshirë në jetën sociale personale, do të jetojmë në një zonë urbane apo periferike, do të kemi një kafshë në shtëpi etj.

Si e shihni ndarjen e përgjegjësive në marrëdhënie dhe a ju pëlqen se si janë ndarë?
Çdo njeri ka stilin e vet edhe në mënyrën se si menaxhon përgjegjësitë në familje. Dikush merret gjithmonë me fëmijët (zakonisht është gruaja), ndërsa dikush kujdeset për shkollimin dhe detyrat e tjera. Ky diskutim duhet të bëhet në kohë, në mënyrë që askush prej jush të mos përballet më vonë me surpriza.

Previous Post

Çudia tjetër e tatimeve, si u gjobit një biznesmen turk

Next Post

Bunkeri, Këllici nuk ndan të njëjtin qëndrim me të fejuarën Anna

admin

admin

Next Post
Bunkeri, Këllici nuk ndan të njëjtin qëndrim me të fejuarën Anna

Bunkeri, Këllici nuk ndan të njëjtin qëndrim me të fejuarën Anna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.