Kreu i FRPD Belind Këllici është një ndër ideatorët e shembjes së bunkerit si dhe ka drejtuar disa protesta përpara tij deri sa sot ai ishte aktiv në shkatërrimin e plotë.
Kjo edhe pse e fejuara e tij Ana Shkreli nuk duket se është dakord dhe ndërkaq babai i saj Artan Shkreli ka qëën një nga projektuesit e bunkerit.
Gazeta panorama online ka publikuar një debat në Facebook ku Anna ironizon prishjen e bunkerit. “Aman mos na bë me qesh me forcimin e demokracisë prej njerëzve që besojnë se bunkeri thyhet me shkopa druri”, shkruan ajo në një debat në rrjetet sociale bdërkohë që protesta po vijonte.
Belind Këlliçi është i fejuar me Ana Shkrelin, vajzën e këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli, dhe ky fakt u përdor kundër tij edhe në garën për kryetar të FRPD.
Faktikisht kjo histori jopolitike nuk ndikoi garën dhe Belindi doli i pari duke marrë drejtimin e të rinjve demokratë.
Por duket se nuk do ta ketë të lehtë me të fejuarën e cila ende mban anën e babait të paktën për sa kohë PD është në opozitë.












