Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako në përfundim të protestës ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e policisë që ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së ditës së sotme.
Ai nuk është shprehur për akte të dhunshme dhe as për tension mes policisë dhe protestuesve, ndryhse nga ministri Tahiri, kryeministri Rama dhe ndonjë zyrtar tjetër i PS-së.
“Respekt dhe falënderime për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë që me qetësi dhe profesionalizëm menaxhuan situatën gjatë protestës së sotme.
Një falënderim të veçantë për Drejtorinë e Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako është shprehur se është krenar me policinë dhe punën e saj.











