

Nuk eshte Lej Feni por nje variant I ri I tij, Erion Veliaj.
163 milionë lekë gjobë! Kjo është fatura që ka prerë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër PD-së për dëmet që sipas bashkisë i janë shkaktuar qytetit nga protesta e opozitës sot në mesditë.
“Kjo është fatura e detajuar e dëmeve, të cilën s’duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan! Paratë e gjobës do i kthehen qytetit në pemë, lulishte e sinjalistikë!”, shkruan Veliaj duke u bërë kështu i pari kryebashkiak në botë që vë gjoba pas protestës për opozitën.











