Edhe spe nuk kishte ndonjë sinjal se protesta do të ishte e dhunshme e aq më pak do të sulmohej kryeministria, ministria e brendshme kishte angazhuar një arsenal armësh dhe ekspertë të qitjes për të përballuar me cdo mjet një agravim të protestës.
-10 shotganë ishin vendosur në disa zona të godinës së kryeministrisë. Fillimisht do të përdoreshin ishin plastikë.
-8 snajpera të RENEA-s ishin pozicionuar mbi godinën e kryesisë së Kuvendit dhe kullat përballë kryeministrisë, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment.
-Në zonën rreth selisë së Qeverisë u vendosën automjetet dhe forcat e policisë, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcave Speciale dhe Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Gardës.
-1400 efektivë policie nga 6 komisariate ruajtën qetësinë dhe rendin para godinës së kryeministrisë.
Në fund të protestës bilanci i të lënduarve fizikisht ishte zero, asnjë protestues dhe asnjë polic.
Më i humburi doli bunkeri i ministrisë së Brendshme dhe Erion Veliaj sipas bilancit që ka bërë për llogari të tij Besmir Karaj, polic në policinë bashkiake.
Ky i fundit ka gjobitur PD me një letër gjobe makinash ku shkruhet targa dhe shoferi.












