Një grua ka vendosur me tërë forcën të mbroj martesën e saj, duke hipur deri edhe mbi kapakun e veturës së burrit të saj, pasi e kishte kapur atë me dashnoren e tij.
Gruaja duket e kishte ndjekur burrin derisa ai takohet me dashnoren e tij, të cilën ai e fut në veturë, pas së cilës ka reaguar shpejt, duke hipur mbi pjesën e përparme të veturës, duke mos lejuar që ai të largohej me dashnoren e tij.
Në fund dashnorja dorëzohet dhe del nga vetura, duke shmangur edhe një përplasje mes tyre.
Është dashur edhe ndërhyrja e policisë që gjërat mos të dilnin nga kontrolli.
Duket se dashnorja e humbi këtë betejë, por gjithsesi se jo luftën.











