• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gruaja që i shpëtoi plumbave në Korçë: Në çastin kur burri do më vriste, im bir mu hodh në qafë

admin by admin
9 December, 2015
in Kronika
0
Flet gruaja që i shpëtoi plumbave në Korçë: Në çastin kur burri do më vriste, im bir mu hodh në qafë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sapo ishim kthyer nga një darkë familjare. Bashkëshorti im kishte pirë pak, por jo deri në atë pikë sa të merrte armën e të qëllonte. Nuk e dija se ne paskemi pasur armë në shtëpi. Kam qenë e ulur në një karrige kur ai ishte futur me armë në kuzhinë. Mbaj mend që djali më ka shtyrë dhe plumbi kapi atë”.
Kështu e nis rrëfimin e saj Etleva Nako, bashkëshortja e Romeo Nakos, i arrestuar më 30 nëntor të këtij viti, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar me kallashnikov djalin e tij 15-vjeçar, P. Nako.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, gruaja 43-vjeçare rrëfen me detaje atë se çfarë ka ndodhur në familjen e saj rreth një javë më parë. Ndërsa, adoleshenti i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë shprehet se nuk do të kujtojë asnjë çast nga ajo që ka ndodhur në banesën e tij, në fshatin Pojan të Korçës.

romeo nako, korce vogel

Romeo Nako, autori i plagosjes

Zonja Etleva, çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit?
Atë natë kemi qenë të ftuar për darkë te kunati, vëllai i burrit, pasi ai kishte festën e emrit të djalit të tij. Aty kemi ndenjur disa orë dhe burri im konsumoi alkool më shumë se ç’duhej. Nga ora 8 e gjysmë kemi shkuar në shtëpi.

Çfarë ndodhi më pas? A pati ndonjë konflikt mes jush dhe burrit tuaj?
Jo. Nuk kemi bërë asnjë debat. Kemi bërë muhabet si çdo natë. Më pas mbaj mend që djali më ka kërkuar që t’i bëja disa kokoshka dhe kur i kam mbaruar, ato jam ulur në një karrige për të pushuar. Nuk e di se si Romeo arriti deri në atë pikë sa të merrte armën dhe të qëllonte. Nuk e kam vënë re as kur ai është futur në dhomë me të. Mbaj mend vetëm që djali ka ardhur drejt meje dhe më ka thënë “kujdes mami” e më është hedhur në qafë. Kam dëgjuar vetëm të shtënat e armës dhe kam parë djalin që u shtri në tokë. Kam marrë djalin në krahë dhe kam dalë në oborr, ku një shok i tij na ka çuar deri në Spitalin e Korçës. Më pas nuk mbaj mend asgjë se çfarë ndodhi, pasi humba ndjenjat.

Keni qenë në dijeni për armën që burri juaj kishte në shtëpi?
Jo, nuk dija asgjë për armën dhe se ku e kishte fshehur. Nuk e kam ditur asnjëherë se ne kemi pasur një armë apo fishekë në shtëpi. Nëse do e dija diçka të tillë, do të kisha bërë diçka që mos të ndodhte ajo që ndodhi. Nuk di çfarë të them. Nuk e di pse Romeo arriti të bënte diçka të tillë. Jemi një familje që nuk kemi pasur konflikte me njëri-tjetrin. Çdo gjë e zgjidhnim me qetësi.

Pas ngjarjes a keni komunikuar me bashkëshortin tuaj?
Jo, sepse kam qenë gjatë gjithë kohës pranë djalit tim. E vetmja që dua dhe i lutem Zotit është që im bir të jetë mirë. Fatmirësisht, tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët më kanë thënë që ai do të përmirësohet dita-ditës.

Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj burrit tuaj. Keni ndonjë koment për këtë?
Siç e thash edhe më parë, nuk di se çfarë ka ndodhur më tej me Romeon. Ndërsa për sa i përket masës së arrestit, nuk kam asnjë koment.

A do mundeni ju t’ia falni diçka të tillë bashkëshortit tuaj?
(Hesht).

Previous Post

Ja pistat e hetimit për atentatin me eksploziv ndaj kryepolicit Ushtarak të Durrësit

Next Post

PROTESTA/ Policia shoqëron 5 persona për shkatërrim prone dhe mosbindje

admin

admin

Next Post
PROTESTA/ Policia shoqëron 5 persona për shkatërrim prone dhe mosbindje

PROTESTA/ Policia shoqëron 5 persona për shkatërrim prone dhe mosbindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.