Një ditë pas protestës së opozitës kundër qeverisë, Policia e Tiranës ka shoqëruar 5 persona, pjesëmarrës të kësaj proteste.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasit me iniciale A. F., Xh. C., A. H., A. K. dhe S. D., janë shoqëruar me akuzën për shkatërrim prone, mosbindje ndaj policisë dhe për prishje të rendit publik.











