Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Razip (Gate) Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit të zjarrit që vepronte në Lazarat dhe qëlloi ndaj policisë gjatë operacionit antikanabis në 2014-ën. Po sot prokuroria ka dhënë pretencën edhe për 8 persona të tjerë. Mbi ta rëndon akuzat për sulm ndaj policisë, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe mbajtje narkotikësh si dhe për kundërshtim të efektivëve të policisë.
Për shkak të akuzave, Prokuroria ka kërkuar për Gate Mahmutaj 18 vjet burg, ndërsa për të birin Vandam Mahmutajn, 8 vjet burg.
Për të akuzuarin tjetër Arjan Basha, Prokuroria ka kërkuar 17 vjet burg, 13 vjet për Altea Haskën, 14 vjet për Ramadan Bashën,11 vjet burg për Matias Bocai, për Klaj Karemani është kërkuar 7 vjet burg, 12 për Engriend Aliko, 7 vjet për Lorenc Bregun dhe 3 vjet burg për Drini Aliko. Ky akuzohet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Të gjithë të akuzuarit përfitojnë një ulje dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Pretenca për grupin e Lazaratit
Gate Mahmutaj, 18 vjet
Vandam Mahmutaj, 8 vjet
Arian Basha, 17 vjet
Altea Haska, 13 vjet
Ramadan Basha, 14 vjet
Matias Docaj, 11 vjet
Klajd Karamami, 7 vjet
Lorenc Bregu, 7 vjet
Drini Aliko 3, vjet
Englend Aliko, 12 vjet











