Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ilir Kupën duke i vendosur 5 vite dhe 3 muaj burg për armëmbajtje pa leje.
I arratisuri nga burgu në Greqi, Ilir Kupa, sipas prokurorisë, ka menaxhuar me anë të telefonit “bandën e babagjyshave” edhe pas arrestimit në janar 2014.
Referuar provave të mbledhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, grupi kriminal që kreu 13 grabitje gjatë një viti, përfshi edhe vjedhjen me maska “babagjyshash” në TEG, është krijuar pikërisht pas hyrjes në Shqipëri të Ilir Kupës.
Ky i fundit, pas arratisjes nga burgu në Greqi më 23 mars 2013, u shpall në kërkim dhe muaj më vonë arriti të futej ilegalisht në Shqipëri.












