Dhunohen në dhomat e paraburgimit të arrestuarit e post protestës së djeshme të opozitës.
Denoncimin publik e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Arben Ristani, i cili ka kërkuar edhe lirimin e 5 personave të arrestuar nga policia.
Në një deklaratë për mediat, Ristani bëri të ditur se të ndaluarit që janë në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, janë dhunuar nga policia.
“Policia nuk na lejon që të takojmë të ndaluarit. Na informuan që të arrestuarit janë dhunuar”, denoncoi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Ndërkaq, Ristani kërkon lirimin e të ndaluarve te komisariati nr. 1.
“Dje ishim 200 mijë në shesh, në krah të mbështetësve”, tha Ristani.












