Fatmira e Ibrahim Kuka, prindërit e Andi Kukës me deputetët e PD-së, Arben Ristani e Gent Strazimiri
Fatmira e Ibrahim Kuka, prindërit e Andi Kukës, të rrahur shtazërisht nga policia në orët e vona të natës së mbrëmshme në shtëpinë e tyre në sy të fëmijëve të mitur, kanë denoncuar dhunën fizike ndaj tyre dhe ndaj djalit të tyre, sepse “keni dalë kundër qeverisë në protestë”.
Familje përbëhet nga 9 persona (3 prej të cilëve invalidë) dhe pa asnjë të ardhur.
Ndërkohë, deputetët e opozitës dhe avokatët e të arrestuarve nuk lejohen të takojnë të ndaluarit me sa duket për shkak të shenjave evidente të dhunës!
“Fashizmi i kuq në veprim! Ky nuk është shtet! Ky tashmë është një regjim që duhet shporrur, jo dialoguar!”, ka denoncuar deputeti Gent Strazimir, i cili së bashku edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, deputetin Arben Ristani, kanë takuar familjarët, ndërsa kanë tentuar dhe nuk janë lejuar të takojnë të arrestuarit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Dhunohen nga policia të arrestuarit e protestës së djeshme
/web/Dhunohen_nga_policia_te_arrestuarit_e_protestes_se_djeshme_10957_1.php











