Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Elbasanit, pranë ambasadës amerikane. Një motorr përplasi një kalimtar, i cili po kalonte rrugën në momentin që ndodhi aksidenti.
Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje ambulanca, që ka dërguar të dëmtuarin në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e motorrit, për verifikimet përkatëse.
Ende nuk dihet identiteti i personit të dëmtuar apo gjendja e tij aktuale. Priten informacione zyrtare nga policia.
DRONI.AL














