Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u ka kërkuar grupeve parlamentare të nisin refromën zgjedhore.
Nëpërmjet një letre ai ka kërkuar ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Raporti i fundit i OSBE-ODIHR la shumë detyra për tu përmbushur nga klasa politike shqiptare lidhur me përmirësimin e procesit zgjedhor.
Mes partive politike në vend ka pasur debate sa i takon primit elektoral deri edhe propozime për krjimin e dy dhomave në parlament apo ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal që është aktualisht në proporcional kombëtar ose mazhoratiar të pastër.











