“Deputeti Eduart Ndocaj i Qarkut Lezhë pati kënaqësi të bëj një vizitë te Drejtoria e Policisë të Qarkut Lezhë”.
Kështu ka lajmëruar vetë deputeti në “Facebook”, i cili saktëson se u prit nga Drejtori i Policisë Alban Çela dhe nga Shefi i Komisariatit Besjan Palamani.
Në “njoftimin” e tij në “facebook”, deputeti ndërsa bënë të ditur se “u njoh me iniciativat, me punën dhe problematikat që has çdo ditë Policia”, përshkruan se sa “me shumë pasion” dhe “me krenari”, kryepolici i Lezhës i prezantonte deputetit “arritjet” dhe “realizimet” e një sërë projektesh….
Deputeti Ndocaj “gjatë vizitës ofroi
bashkëpunimin e tij dhe desponibilitetin e tij për të forcuar
bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit, Komunitetit dhe Ligjvënësit. Po ashtu në mënyrë simbolike, Ndocaj vendosi të bëj një donacion të vogël që do të shkoj si logjistikë për sallën multifunskionale”, përfundon “njoftimi” i deputetit në “Facebook”.











