• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet kryepolici Ushtarak i Durrësit: Ja si i shpëtova atentatit, dyshimet e mia për motivet

admin by admin
10 December, 2015
in Kronika
0
Flet kryepolici Ushtarak i Durrësit: Ja si i shpëtova atentatit, dyshimet e mia për motivet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elton Imeri në spital

“Isha vetëm në makinë. Kur ndodhi shpërthimi, kam mundur të dal prej andej dhe kam ecur për disa metra me një këmbë. Pastaj më ndihmoi një shofer furgoni që nuk e njihja fare” shprehet Elton Imeri, 34-vjeçari me profesion oficer i Policisë Ushtarake, të cilit dy ditë më parë iu bë atentat me lëndë plasëse në makinën e tij.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu rrëfen tmerrin që ka kaluar në pak sekonda si dhe i bën thirrje policisë që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje.

Elton, si ndodhi ngjarja? Çfarë mban mend nga shpërthimi?
Sapo kisha dalë nga shtëpia dhe isha duke shkuar për në punë. As vetë nuk e di se si ndodhi ngjarja. Në makinë isha i vetëm dhe kam qenë në ecje kur automjeti shpërtheu. Sapo ndjeva shpërthimin, jam hedhur nga makina vetëm që t’i shpëtoja asaj tronditjeje të fortë. Mbaj mend vetëm që në rrugë kishte shumë pak njerëz dhe pothuajse asnjë makinë që të kalonte. Di të them vetëm që është fat që jam ende gjallë.

Kush jua dha ndihmën e parë, kush ju solli në spital?
Nga makina kam dalë vetëm me një këmbë. Tjetra më kishte mbetur atje. Nuk e di mirë se sa metra rrugë kam mundur që të eci vetëm me një këmbë që të largohesha pak nga makina që shpërtheu. Kam mundur të dal deri në afërsi të rrugës kryesore. Në atë gjendje që isha, nuk mund të ecja më shumë. Kam bërtitur me të madhe që të lajmëronin policinë apo ambulancën, çfarëdo që të ishte. Në ato momente për fat ka ardhur një furgon i bardhë. Nuk e njihja fare se kush ishte shoferi, por ai më ndihmoi. Më hipi në makinën e tij dhe më pas më solli në spital.

Elton, si është gjendja juaj tashmë?
Tani jam më mirë. Një këmbë e humba, por jam me fat që jam gjallë pas gjithë asaj që ndodhi.

Ju jeni me profesion oficer i Policisë Ushtarake. Mendon se atentati që ju bë ka lidhje me profesionin tuaj? Keni pasur kërcënime më parë nga ndonjë person?
Është e vërtetë që unë jam oficer i Policisë Ushtarake, por kjo që më ndodhi mua nuk ka të bëjë fare me profesionin tim. Jam treguar shumë i ndershëm që nga momenti që jam punësuar dhe kështu do të vazhdoj të jem. Madje, kushdo që dyshon se atentati ka lidhje me punën time, mund ta vërtetojë që nuk kam bërë asnjë veprim të gabuar në profesion. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, nuk do të isha ende në punë. Madje dua të them që sot (dje) në spital më kanë ardhur edhe drejtuesit më të lartë të Policisë Ushtarake, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ashtu edhe komandanti i Policisë Ushtarake, Xhevdet Zeneli. Të dy këta janë persona shumë të nderuar dhe më ofruan mbështetje në çdo problem apo shqetësim që mund të kem unë dhe familja ime.

Po ndonjë konflikt apo hasmëri familjare, keni pasur?
Absolutisht jo! Ne jemi familje e rregullt dhe gjithmonë merremi me punët tona. Nuk i hyjmë në hak njeriu. Këtu ka një gabim për diçka që është thënë se familja ime është në hasmëri me një familje tjetër. Kjo nuk është fare e vërtetë, pasi këtu ka ngatërrim mbiemrash. Ne jemi me mbiemër Imeri dhe jo Ymeri, sikundër është familja për të cilën është folur më parë.

Atëherë, sipas jush, kush mund të jetë shkaku i atentatit dhe kush fshihet pas kësaj?
Unë dyshoj se shkak i ngjarjes mund të jetë një grabitje e bërë në Tepelenë mesnatën e 31 marsit të këtij viti. Di që kanë qenë 4 persona të maskuar e të armatosur që grabitën banesën e një të moshuari nën kërcënimin e armës dhe të dhunës. Një nga autorët ka qenë shoku i vëllait tim, Ervisit. Vëllai sapo ishte kthyer nga Maqedonia kur autori e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të shkonte ta merrte me makinë. Kur ka shkuar e ka marrë, tre personat e tjerë kanë qenë me maska dhe e kanë kërcënuar me armë vëllanë tim që të shkonte ku t’i thoshin ata dhe të mos tregonte asgjë. Më pas ngjarja është zbuluar nga policia, pasi autorët në banesën e të moshuarve kishin lënë makinën dhe çantën me dokumente brenda. Ndërsa, vëllai im është në “arrest me burg” për moskallëzim krimi. Ai është i pafajshëm në atë ngjarje. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga policia, pasi nga tabulatet telefonike është vërtetuar që Ervisi ka shkuar në orën 2 e gjysmë me makinë dhe pa e ditur se çfarë kishte ndodhur më parë. Por, kjo që më ndodhi mua nuk është atentati i parë që na është bërë. Në korrik vëllait tim i është vënë rreth 600 gr tritol poshtë makinës së tij, por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi ai e konstatoi në kohë. Madje, edhe gjatë kohës që ka qenë në burg, persona të ndryshëm kanë tentuar t’i bëjnë keq. Nuk e di se kush fshihet pas gjithë këtyre gjërave, por di të them vetëm se çdo gjë ka lidhje me grabitjen në Tepelenë.

Keni dëshmuar në polici? Çfarë keni thënë?
Kam thënë të gjithë këtë që po jua them edhe juve. Dua që ngjarja të zbardhet sa më parë, pasi në rrezik nuk është vetëm vëllai im dhe unë, por edhe familja imë. Kërkoj mbrojtje nga policia, si për vete dhe vëllanë tim që ndodhet në paraburgim, ashtu edhe për familjen time. Nuk dua që ngjarja të mbetet në harresë nga policia, por të zbulojnë se kush janë autorët dhe të dënohen.

Previous Post

FOTO GALERI/ Të gjithë bashkë…, edhe Lulzim Basha në mbrojtje të protestuesve

Next Post

Itali, shqiptari thikë vdekjeprurëse në gjoks për një femër, bashkëkombësit 20-vjeçar

admin

admin

Next Post
Itali, shqiptari thikë vdekjeprurëse në gjoks për një femër, bashkëkombësit 20-vjeçar

Itali, shqiptari thikë vdekjeprurëse në gjoks për një femër, bashkëkombësit 20-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.